Hodhi flamurin turk në det, mediat greke i bëjnë jehonë veprimit të 48-vjeçarit shqiptar

Mediat greke i kanë bërë jehonë ngjarjes së pak ditëve më parë të ndodhur në Gjirin e Lalzit, ku një pushues hoqi flamurin turk nga kulla e vrojtimit dhe e hodhi atë në det.

“Prototema” shkruan se 48-vjeçari shqiptar Sh.S, që hodhi flamurin turk në det ka marrë mbështetje nga pjesa më e madhe e qytetarëve, duke e cilësuar atë si një “patriot” të vërtetë.

Më tej vijon “Prototema” në kullën e vrojtimit krahas flamurit të Turqisë ishte dhe ai i Shqipërisë dhe Kosovës.

Duke vijuar më tej artikullin media greke thekson se prania e flamurit turk e ka shqetësuar shumë 48-vjeçarin shqiptar i cili e ka marrë më pas dhe e ka hedhur në det.

Ndërsa shton se në plazhet private, pronari është i lirë që të vendosë flamurin e kujt shteti që dëshiron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *