Rastet kur personat tentojnë t’i japin fund jetës së tyre për arsye të ndryshme personale nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i fundit ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit në kryeqytet, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë me dije se një 23-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e saj.
Nëna e viktimës ka thënë se ajo ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar mbidozë të barnave.
Dyshohet se marrja e një vendimi të tillë të 23-vjeçares ka të bëjë me gjendjen e saj emocionale sepse ka disa javë që nuk ndihet mirë.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se nga vdekja e të dashurit të saj në Gjermani i cili ka kryer vetëvrasje 11 muaj më parë, viktima nuk është në gjendje të mirë emocionale.