Reduktimet e energjisë elektrike kanë filluar tash e disa ditë në Kosovë, ku së paku për dy orë po përballen me mungesë të energjisë qytetarët e Kosovës
Por, siç duket nga kjo e enjte, reduktimet me energjinë elektrike kanë filluar edhe në pjesën veriore të Kosovës, aty ku shfrytëzuesit e energjisë elektrike nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar.
Kështu të paktën shihet në opozitarin e Listës Serbe, Aleksandër Arsinejeviq, i cili me anë të një video të publikuar ka shkruar “Për të gjithë ata që mbështetën marrëveshjen për energjinë!”