Këngëtarja Filloreta Raçi ose Fifi për publikun përveçse shumë aktive me projektet muzikore,ka qënë aktive dhe e hapur me publikun edhe për marrëdhënien e saj të dashurisë me Adis Patushin,ish-in e Adrola Dushit,të cilin e njohu pasi doli nga BBV.
Ajo ndante shpesh fotografi ose story në Instagram me Adisin ku i shprehte dashurinë ku njëherë prej një deklarate u bë edhe diskutim viral me Zhaklin Lekatarin dhe Dalina Buzin.
Asgjë nuk dukej se e ndalonte Fifin me Adisin të cilët mendonin të hidhnin hapa të rëndësishme në marrëdhënie por mesa duket diçka ka ngecur.
Në profilin e saj mungon Adisi prej pak kohësh dhe një Instastory këngëtarja shkruan:”Kjo pra na qënka dashuria,të kesh dikë që të pret,dikush që nuk dorëzohet në ty,dikush që nuk largohet pas disa gabimeve,dikush që të do sado që ta largosh.
Por ky person sot shumë rrallë egziston”
Dhe më sipër ajo shkruan sërisht “Shumë rrallë e nashta edhe hiq!!!!”
Një mesazh indirekt ky për Adisin?
Do ta zbulojmë me siguri nga Fifi vetë pasi ajo nuk mban shumë sekrete me publikun e saj.