Ish-luftëtari i UÇK-së ka nevojë për ndihmë financiare për shërim

Ish-luftëtari i UÇK-së, Besnik Kuqi, është i palëvizshëm dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për këtë, atij i duhet të shërohet jashtë vendit dhe po kërkon ndihmë financiare, shkruan Neutral.al

Deputeti i LDK-së, Anton Quni dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri me 1500 euro i kanë dal në ndihmë Kuqit.

Por, atij ende i duhet ndihmë.  Besnik Kuqi, luftëtar i shumë betejave në Dukagjin, e bashkëluftëtarë në Betejën e Koshares; trim dhe i disiplinuar, me ekipin e tij në topin M-75mm nuk lejonte asnjë manovër të forcave të blinduara të armikut.

Me nder i shërbeu atdheut, ndërsa atdheu për të ishte dhe është mbi të gjitha.

Besniku ka nevojë për dashurinë dhe kujdesin tonë.

Besniku, sot, është i palëvizshëm dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, mirëpo ai mund të shërohet; shërimi i tij mund të ndodh jashtë vendit, ndaj i duhet ndihma jonë, ndihma e përbashkët. Të bëhemi bashkë. Të shpëtojmë Besnikun.

Të bëhemi 10000 dashamirë që i dhurojmë nga 10€, do të shpëtojmë një jetë; jetën e atij që gjithmonë sakrifikoi për atdheun dhe lirinë e të gjithë popullit.

Banka Ekonomike

1403000008837943

Numri i kontaktit:+38345 264592

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *