Policia e Kosovës ka arrestuar sot një qytetar serb në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.
Atij i është kapur një çantë me barna të padeklaruara me banderola të Serbisë, shkruan Neutral.al
Mediumi ynë Neutral.al ka arritur të siguroj pamje të barnave që po tentoheshin të kontrabandoheshin në Kosovë.
I dyshuari po voziste veturën e markës “Citroen C3”, ngjyrë hiri. Bazuar në kompetencën lëndore barnat i janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtjen doganore./Neutral.al/