Dje rreth orës 14:00 në fshatin Shtupeq i Madh në Rugovë të Pejës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sinjali mëson se me të marrë informatën njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer bastisje në shtëpitë e dy vëllezërve që dyshohen se janë të përfshirë në rast.
Por me të arritur në vendin ku do kryenin kontroll, Policia ka hasur në rezistencë te njëri prej të dyshuarve, i cili i ka penguar ata të bastisin shtëpinë e tij duke thënë se s’kanë të drejtë ta bëjnë këtë.
Por pavarësisht kësaj Policia ka kryer punën të cilën ishin nisur ta bëjnë, me ç’rast në shtëpinë e të dyshuarit kanë dy gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rast.
40-vjeçari edhe pasi Policia konfiskoi provat materiale, ka vazhduar që të pengojë zyrtarët policorë. Kjo bëri që ai të arrestohet dhe të shoqërohet në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit vëllai i 40-vjeçarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është iniciuar për veprat ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.