E rëndë: Gruaja ther veten me thikë në një furrë buke në Prishtinë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi në furrën e bukës ‘Qerimi 1’ në rrugën ‘Ferat Dragaj’, ndodhet një person që dyshohet të jetë në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në personin në fjalë, e cila kishte pësuar lëndime si pasojë e therjes me thikë dhe i kanë ofruar asaj ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, ku sipas informacioneve të para dyshohet se  42-vjeçarja ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’, ndërsa viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *