Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin që tronditi Elbasanin mbrëmjen e sotme. Mësohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur Madrit Ulqinaku, 33-vjeç.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se autori/autorët kanë përdorur silenaciator pasi askush nuk ka dëgjuar asnjë zhurmë qitjeje.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.
Ende nuk dihet se kush është autori dhe as motivet e kësaj ngjarje të rëndë.