Hajduti kapet në transmetim direkt duke vjedhur çantën në Barcelonë

Një burrë duke vjedhur një çantë, është kapur nga kamerat që po xhironin drejtpërdrejt në një plazh të Barcelonës.

Transmetuesi publik i Spanjës RTVE po fliste me një turist për dashurinë e tij ndaj qytetit, kur krimi ndodhi aty pranë.

Policia i ka përdorur pamjet për ta zënë hajdutin.

Në pamje shihet pushuesi që lëshon çantën në rërë dhe largohet, pastaj shkon burri dhe me çantën në dorë fillon të ikë me nxitim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *