Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë vendim për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent (KTE).
Kjo ministri përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se ky vendim ka për qëllim uljen e pasojave nga kriza energjetike.
“Komiteti teknik ka si qëllim që të identifikojë ndikimin e mundshëm në situatën emergjente të furnizimit me energji, operimit dhe likuiditetit në tregun e energjisë, menaxhimin e situatës, si dhe rekomandimin e mënyrave të minimizimit të efekteve negative si në furnizim ashtu edhe në treg gjatë situatës emergjente”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu mbledhja e parë e këtij komiteti ka rekomanduar që KEK t’i ofrojë Operatorit të Sistemit të Distribucionit energjinë e siguruar.