Një mace është shpëtuar nga zjarrfikësit në ballkonin e një ndërtese kolektive në Prishtinë.
Macja është parë në ballkon nga Emina Haxhiu, aktiviste për të drejtat e kafshëve.
Fqinjët kishin thënë që macja kishte mbetur pa ushqim e ujë për dy ditë rresht, pasi që pronarët e kishin lënë në ballkon, derisa vetë kanë shkuar në pushime.
Haxhiu ka telefonuar zjarrfikësit, të cilët e kanë bërë shpëtimin e maces, e cila më pas është ushqyer.