Prishtinë: 37-vjeçari kapet mat nga Policia, i gjejnë thikë e drogë në trup

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në Prishtinë

Sinjali mëson se gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndalur një person, tek i cili ka gjetur një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Po ashtu, tek i dyshuari është gjetur edhe një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar nga Policia.

37-vjeçari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me vendim të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *