SKANDAL: Dy vëllëzër nga Drenasi bëhen “llom” për një mur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person që dyshohet se sulmoi vëllain e tij. Shkak i konfliktit ishte një mur që ndan shtëpitë e vëllezërve.

Shtëpitë i kanë shumë afër njëra tjetrës.

Ky mur që i ndan pronat e dy vëllezërve këtu në fshatin Nekoc të Drenasit, u bë shkak i një konflikti mes tyre.

Njëri prej tyre dëmtoi murin e shtëpisë së tjetrit e më pas ata u përleshën fizikisht.

Për rastin u njoftua edhe Policia e Kosovës e më pas u arrestua njëri nga personat e përfshirë.

Jo zyrtarisht, të përfshirët në këtë rast i thanë televizionit se prona nuk ishte arsyeja e konfliktit.

Ndryshe nga ta, Policia në raportin e vet specifikon se muri dekorativ ishte shkaku i zënkës.

I dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *