Në Aeroportin e Prishtinës po vazhdojnë që të vijnë mërgimtarët, ani pse numri i tyre është disi më i ulët se në javët e kaluara.
Ata janë pyetur rreth çështjes më të diskutuar ditëve të fundit në vendin tonë, energjinë elektrike.
Mërgimtarët nga Italia, Gjermania e Zvicra kanë thënë për T7 se nuk ka probleme të theksuara deri më tani, por që pritet të ketë.
Por, një nga ta kur u pyet, u drejtua duke thënë: “Çka po merreni me punë të huaja, kqyreni shtetin e juaj”. Më tej, ai pati një ‘selam’ edhe për kryeministrin Albin Kurti, të cilin e quajti “rrenc”.
Për më shumë ndiqeni videon: