Rreth 14 vite më parë, reperi i njohur shqiptar, Noizy kishte sharë këngëtaren e njohur, Elvana Gjatën në një prej këngëve të tij, kur gjatë asaj kohë Elvana ishte pjesë e grupit “Baba Stars”.
Kjo gjë solli hatërmbetje mes artistëve, e që kjo hatërmbetje vazhdoi per disa kohë.
Së fundmi, në një intervistë Noizy zbuloi se gjërat mes tyre janë sqaruar.
“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, tha reperi.
Si duket ata tashmë janë kthyer në miq dhe kolegë shumë të mirë dhe kjo u konfirmua më së miri nga veprimi i fundit i Elvanës që erdhi pas përfundimit të koncertit të Noizyt, “Alpha Show” i cili u mbajt më 14 gusht në Tiranë.
Me anë të një postimi në Instastory Elvana shkruan: “Kur beson shumë dhe punon edhe më shumë për atë beson! Këmbëngulje! Midis Tirone!”.
Më pas Noizy e ka ripostuar story-n, ku e ka cilësuar Elvana Gjatën si “ikonë.”