Një 17-vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë.
Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës.
“Ngasësi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa një pasagjer që ishte me të, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë ai.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga policia.