Një grua 38-vjeçare ka përjetuar momente makthi teksa ka mbetur viktimë e një tentativë përdhunimi nga një mik i saj.
Sipas informacioneve të Cretapost, ditën e djeshme një 45-vjeçar nga Shqipëria ka ftuar 38-vjeçaren greke në shtëpinë e tij për të pirë një kafe.
38-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë të egër.
Sipas denoncimit, 45-vjeçari në një moment e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa teksa tentoi ta përdhunonte.
Ajo, për fat, ia doli dhe i shpëtoi nga duart, duke shmangur më të keqen, teksa më pas shkoi në polici dhe e denoncoi.
Pak orë më vonë, policia gjeti dhe arrestoi 45-vjeçarin, i cili, siç u konstatua, ndodhet në mënyrë të paligjshme në vend.
45-vjeçari ka kërkuar falje pasi ndaj tij është regjistruar një kallëzim penal për tentativë përdhunimi.