Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme në Tiranë, ku një burrë është parë duke rrahur një vajzë të mitur përkatësisht në rrugën “Myrteza Topi”.
Nga pamjet ai shihet i zemëruar nga sjelljet e vajzës së tij 14-vjeçare, ku e ka goditur këtë të fundit me shuplakë.
Qytetari që ka parë skenën, tregon se babai është i zëmëruar që vajza del në bulevard me djem dhe konsumon cigare.
Sipas tij kjo situatë është e përditshme dhe shqetëson gjithë banorët e lagjes.