Dje është raportuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në një aheng familjar në fshatin Gexhë të komunës së Suharekës. Personi që dyshohet se vodhi një telefon të tipit iPhone 7 doli të jetë DJ-i që e kishin marrë për t’i argëtuar mysafirët.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari që u arrestua është Shqipron Gashi, 31-vjeçar.
Para hetuesve policorë Gashi ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.
Me urdhër të prokurorit, 31-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.