Pasi përqafimit në koncert, Stresi ka disa fjalë për Noizyn…

Pas disa vitesh armiqësie, dy rep-artistet e njohur shqiptar, Noizy dhe Stresi janë pajtuar.

Për më shumë ata janë shfaqur së bashku në skenën e koncertit “Alpha Show”, shkruan lajmi.net.

E kur dyshja u shfaqën në skenë ndan edhe një përqafim para publikut, që u përcoll me brohoritje.

Këtë moment e ndau Arkimed Lushaj (Stresi), në një postim në Instagram, ku shprehu mirënjohje dhe respekt.

“Mirënjohje dhe respekt Noizy. 14 gusht 2022 le të mbahet mend dhe të jetë shembull për të gjithë reperat!”,shkroi Arkimedi.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *