Prishtinë: Vajza e mitur denoncon nënën e saj në Polici, thotë se e keqtrajtoi dhe e përplasi për toke

Keqtrajtimi që u bëhet fëmijëve, jo gjithmonë denoncohet në organet e rendit. Të miturit shpesh herë janë viktima të dhunës nga vetë prindërit e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Prishtinë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar nënën e saj në Polici, për të cilën ka thënë se e ka keqtrajtuar.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në fund të korrikut, por që Policia është njoftuar dje.  10-vjeçarja e cila jeton me babain e saj ka deklaruar se pasi ka shkuar për vizitë te nëna e saj, kjo e fundit e ka dhunuar fizikisht, duke  e përplasur për toke.

Si pasojë e kësaj, vajza e vogël ka pranuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.

Njësitet policore ende nuk kanë arritur që ta shoqërojnë në stacion policor të dyshuarën, teksa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *