Një 36-vjeçare është arrestuar nga policia ruse pasi ka tentuar të shesë djalin e saj të mitur për 4746 euro pasi e kishte reklamuar në faqet e transplantit të organeve njerëzore. Nargiza Aitmatova, 36 vjeç, u arrestua në Rusi pasi postoi njoftime në rrjetet sociale duke thënë se ajo donte ta shiste djalin e saj te tregtarët e organeve të trupit.
Aitmatova e çoi djalin e saj në një qendër tregtare pasi disa policë u kamufluan si blerës të mundshëm që po i përgjigjeshin reklamës së saj. Gjatë bisedës me policët, ajo iu dorëzoi atyre dokumentet e fëmijës duke përfshirë një kartë mjekësore, certifikatën e lindjes dhe kartën e migracionit.
Policët e pyetën disa herë nëse e dinte saktësisht se çfarë po bënte, nëse e kuptonte që nuk do ta shihte më djalin e saj nëse e shiste. Pavarësisht pyetjeve të policisë nëna 36-vjeçare tha se kuptonte gjithçka. Ndërsa futi paratë në xhep, nëna e gënjeu djalin, duke i thënë se babai i tij do ta merrte më vonë.