DJ-i i njohur bëhet ‘hor’, shkoi të bëj muzikë në një shtëpi në Rahovec, vjedhi një iPhone 7

Një rast i pazakontë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Gexhë në komunën e Rahovecit, ku në një aheng familjar është vjedhur një telefon, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, ndërsa dje është arritur që të identifikohet personi i dyshuar. Sinjali mëson se personi që dyshohet se ka vjedhur një telefon të tipit iPhone 7, është DJ të cilin e kishin marrë për t’i argëtuar mysafirët me muzikë.

Njësitet policore kanë arrestuar 31-vjeçarin i cili është shoqëruar në stacion për intervistim.

Para hetuesve policorë ai ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, 31-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *