Një 62-vjeçar ndërroi dje jetë si pasojë e goditjes nga shkarkimet elektrike të cilat u përcjellën me reshje shiu në disa pjesë të vendit.
Një ishte goditur nga rrufeja dhe i njëjti ishte dërguar me urgjencë në spital.
Xhavit Babaj në pamundësi që t’ju shpëtonte plagëve të rënda nga goditja e rrufesë, kishte ndërruar jetë dje.
Ndërkohë, këngëtarja Vjollca Haxhiu ka publikuar një imazh në storie në Instagram, ku ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë familjar i saj.
“Sot e humbëm dhëndrin tonë të dashur Xhavit Babaj”, ka shkruar Haxhiu në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.