E pa parë ndonjëherë në futboll – tifozi i nervozuar me gjyqtarin, e ndjek për ta shkelur me makinë

Skena absurde në Afrikën e Jugut ku një makinë ka hyrë në fushën e lojës në një ndeshje të Kategorisë së Tretë, për të kërcënuar gjytarin e takimit. Fatmirësisht, nga gjesti i çmendurisë nuk është lënduar askush e madje as gjyqtari ndaj të cilit, siç e shikoni edhe në pamje, ishte drejtuar makina.

Tifozi në fjalë, i dha shenjat e nervozizmit disa minuta më poarë për shkak të vendimeve të kryesorit që sipas tij ishin tendencioze dhe pasi e kërcënoi disa herë “xhaketën e zezë” ai e bëri realitet premtimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *