Një vetaksident i ndodhur para një jave në fshatin Gllogjan, ku kishin mbetur të lënduar katër persona, njeri nga ta fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve, shkruan Gazeta Metro.
Një i mitur kishte shkaktuar një vetaksident të dielën rreth orës 3 e 30, në Gllogjan të Deçanit, ku pos tij kishin pësuar lëndime edhe katër pasagjerët e tjerë, po ashtu të mitur.
Nga katër të lënduar, 16 vjeçari, Arlind Zeqiri, e kishte marrë lëndime të rënda, i cili pas transferimit në QKUK, për shkak të shtetësisë dhe sigurimit gjerman, ku edhe jetonte, Arlindi ishte dërguar me helikopter në Gjermani.
Por pas një jave në koma, i riu nuk i ka mbijetua plagëve, ku si pasoj edhe ka vdekur.
Me 8 gusht, policia kishte raportuar për rastin.
“Vozitësi mashkull kosovar i mitur, nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe katër pasagjerët e tij meshkuj kosovarë- të mitur. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor”, thuhej në raportin e policisë.