E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Mitrovicë, ai gjendej brenda…..

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është konstatuar vdekja e viktimës.

I ndjeri është 53-vjeçar dhe ai u gjet i vdekur brenda furgonit të tij i cili ndodhej para Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Për atë çfarë ka ndodhur është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *