Një aksident tragjik i mori jetën 19-vjeçarit shqiptar Xhuliano Këlliçi dhe 3 shokëve të tij italianë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme ne Godega di Sant’Urbano, Itali.
Një Volkswagen Polo, me 4 të rinj brenda (midis moshës 18-19 vjeç), humbi kontrollin në kthesë dhe doli nga rruga.
Tre viktimat e tjera janë Daniel De Re, 18 vjeç, Daniel Ortolanv, 19 vjeç dhe Marco Da Re, 19 vjeç.
Ishin banorët ata që lajmëruan menjëherë shërbimet e urgjencës dhe policinë, por katër të rinjtë kishin humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Mediet italiane kanë publikuar dhe pamjet e rënda nga aksidenti. shihet se makina me të cilën ata udhëtonin është kthyer në një grumbull hekurash.