Tragjike: Shqiptari 19-vjeçar dhe shokët e tij mbesin të vdekur nga një aksident i rëndë në Itali…

Orët e para të ditës së sotme, 14 gusht, ka ndodhur një aksident i rëndë në Godega di Sant’Urbano, Itali.

Një Volkswagen Polo, me 4 të rinj brenda (midis moshës 18-19 vjeç), humbi kontrollin në kthesë dhe doli nga rruga.

Mjeti përfundoi në një kanal kullues, përmbys. Pasojat ishin fatale, asnjë nga 4 të rinjtë nuk mbijetoi.

Të rinjtë, sipas mediave italiane po ktheheshin në shtëpi pas një feste.

Viktimat janë tre djem italianë dhe një shqiptar i moshës 19 vjeç.

Ata që ngritën alarmin në lidhje me aksidentin ishin banorët e zonës të cilët kishin dëgjuar zhurmën. Menjëherë kishin telefonuar policinë dhe ambulancën, por ishte tepër vonë pasi të rinjtë kishin ndërruar jetë.

Hetimet mbi shkaqet e aksidentit kanë nisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *