Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një 62-vjeçar dyshohet se është goditur nga rrufeja.
Sipas medieve lokale në Drenas, nga Emergjenca kanë pranuar thirrje për ndihmë pasi një person në lagjen Babaj ndodhet pa ndjenja në oborrin e tij.
Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku i kanë ofruar 62-vjeçarit ndihmën e parë dhe me urgjencë e kanë nisur për në spitalin rajonal në Mitrovicë.
Të njejtat burime kanë treguar se i godituri nga rrufeja është në gjendje të rëndë shëndetësore.