Arrestohen tre të dyshuarit për rrëmbimin e 18-vjeçares në Mitrovicës, njëri nga ta dyshohet se muaj më parë e kishte dhunuar 

Policia e Kosovës ka arritur që t’i arrestojë tre personat e dyshuar për rastin e rrëmbimit të 18-vjeçares që ndodhi mbrëmë në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se njëri nga të arrestuarit dyshohet se muaj më parë e kishte dhunuar 18-vjeçaren, por që kjo nuk është raportuar nga viktima.

“Për  veprën penale rrëmbim  janë arrestuar  H. M., 20 vjeçar dhe G. B. 21 ., vjeçar. Arrestimi i tyre  është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit  kanë rrëmbyer  viktimën femër/kosovare  të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë,  me çrast ndaj sajë ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor. Në kuadër të hetimeve të  deritanishme hetuesit policor  mbështetur në deklaratën shtesë të viktimës kanë arritur të zbulojnë se viktima e rastit të rrëmbimit muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit  nga i dyshuari B .M., 34 vjeçar, vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima”, tha Zahiti për Sinjalin.

Sipas Zahitit,  dy të dyshuarit H. M., dhe , po he G. B. 21., po hetohen për veprën penale Rrëmbim,  ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale  Dhunim.

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *