A ka liberalizim të vizave për Kosovën sot? – Jepet lajmi i madh…

Sot do të filloj Samiti i BE-së dhe është parë si mundësi kur Kosova mund të fitoj liberalizimin e vizave.

Por, medium “Radio Evropa e Lirë” është shprehur pesimiste për këtë çështje, transmeton Neutral.al.

Sipas këtij medium, shpresat e Kosovës për të fituar sot liberalizimin duket se kanë marrë fund.

Por, një mundësi tjetër duket se është në vjeshtë.

Pjesë nga artikulli i “Radio Evropa Lirë” ku flitet për liberalizimin e vizave:

Përsëri zhgënjim i mundshëm për Ballkanin Perëndimor

Derisa liderët e BE-së ka të ngjarë të ndërmarrin hapin historik për të treguar se Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia një ditë do të jenë pjesë e bllokut, ata që shpresojnë në të ardhmen Ballkanit Perëndimor në BE, mund të përballen me një samit tjetër zhgënjyes.

Udhëheqësit nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të jenë të gjithë në Bruksel për të takuar homologët e tyre të BE-së më 23 qershor për një takim të Ballkanit Perëndimor para samitit më të madh.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia dhe Turqia janë të gjitha vende kandidate zyrtare për t’u anëtarësuar në BE, megjithatë Bosnja dhe Kosova janë vetëm vende kandidate potenciale.

Më 21 qershor, kryeministri shqiptar, Edi Rama, pyeti nëse do të kishte kuptim që ata të paraqiteshin, nëse takimi rezulton në një tjetër “jo”, pas tubimeve të ngjashme ku Brukseli nuk ia ndau asnjë lajm të mirë.

Ai ka konfirmuar praninë e tij, edhe pse atmosfera në mesin e vendeve aspirante të Ballkanit është më shumë se paksa e dobët.

Ka ende një shans që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të mund të rregullojnë dallimet e tyre përpara ose gjatë samitit, në mënyrë që Shkupi, së bashku me Shqipërinë, të marrin një dritë jeshile për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Por, Bosnje-Hercegovina nuk do të marrë statusin e kandidatit, pasi shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së besojnë se nuk ka kryer reforma të mjaftueshme në vitet e fundit.

Kurse, shpresat e Kosovës për të marrë përfundimisht liberalizimin e vizave duket se do të shuhen edhe pse mund të ketë një angazhim për të nisur procesin politik në atë front më vonë në vjeshtë.

/NEUTRAL.AL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *