Një agjension me seli në Pejë ka arritur të mashtrojë mbi 100 mërgimtarë duke ua marrë paratë për bileta kthyese në vendin ku jetojnë, por të njëjtit në momentin e fundit kanë kuptuar se nuk kanë rezervim për të udhëtuar.
Policia arriti të kapë pronarin e agjensionit derisa R.I ishte paraqitur nga familja si person i zhdukur një ditë pas ankesave të mërgimtareve.
Megjithkëtë, ai u kap nga policia tri ditë më vonë, derisa nuk është hera e parë që i njëjti vihet nën pranga për kryerjen e së njejtës vepër. Edhe në 2019 ne bashkëveprim me një grua agjensioni i tij që atë kohe kishte një tjetër emër, mashtroi disa mërgimtarë.
R.I tashti është në mbajtje për 48 orë ndërsa i njëjti edhe gjatë së premtës sa klani qëndroi në Pejë u denoncua nga shumë mërgimtarë për mashtrim me bileta.