Personi që ka vrarë mbi 10 persona (disa media në Mal të Zi raportojnë se bëhet fjalë për 11 të vdekur), mes tyre katër fëmijë është Vuk Boriloviç, shkruajnë mediat në Mal të Zi.
34 vjçarit, që informacionet e para thonë se bëri tragjedinë, pas një konflikti familjar i është zbuluar edhe një fotografi.
Çfarë ndodhi në Cetinë?
Ngjarja e rëndë ka tronditur Malin e Zi pasditen e 12 gushtit, kur një 34-vjeçar ka hapur zjarr duke vrarë disa persona në qytetin e Cetinjës.
Lajmi u bë i ditur nga mediat malazeze, të cilat shkruajnë se 11 shtetas kanë mbetur të vdekur përfshirë këtu fëmijë.
Siç raporton gazeta “Vijesti”, burri ka qëlluar në drejtim të disa persona fare afër vendbanimit të tij, brenda lagjes.
Në vendngjarje ndodhet Prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia, shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit.
Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për çfarë ka ndodhur.
Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.
Gjendja e tij është stabile, raportojnë mediat atje.