Futbollisiti Kushtrim Gashi, është zyrtarizuar si lojtar i ri i FC Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Prishtinës përmes faqes zyrtare në facebook.
Ish futbollisti i Ballkanit, ka konfirmuar largimin nga klubi suharekas para disa ditëve, pasi së fundi kishte problme personale me trajnerin Ilir Daja.
Gashi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me prishtinën.
Njoftimi i plotë:
𝙈𝙞𝙧𝙚̈𝙨𝙚𝙫𝙟𝙚𝙣 𝙆𝙪𝙨𝙝𝙩𝙧𝙞𝙢 𝙂𝙖𝙨𝙝𝙞!
Mesfushori i mirënjohur kosovar, Kushtrim Gashi dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi dhe kanë nënshkruar kontratë të re dy-vjeçare.
29-vjeçari i bashkohet FC Prishtinës pas tre viteve shumë të suksesshme te skuadra e Ballkanit ku e ka fituar titullin kampion dhe Kupën e Kosovës.
Gashi në karrierën e tij ka luajtur edhe për Besën e Pejës, Vëllaznimin e Gjakovës dhe Istogun.
Mesfushori qendror shprehet shumë i lumtur që iu bashkua Prishtinës derisa për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina, thotë se i është bashkuar ekipit më të madh në Kosovë.
Emocionet e para – Sigurisht se ndjehem shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Prishtinës, dhe ndjej përgjegjësi shumë të madhe që ta bartë fanellën e ekipit “bardhekaltër”.
Vendimi për t’iu bashkuar Prishtinës –Prishtina është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe duke e parë riorganizimin që është bërë brenda klubit sikurse në shtab teknik, staf dhe lojtarë, vendosa që edhe unë të bëhem pjesë e këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe serioz.
Synimet – Prishtina është klub që nuk i duron pozitat e tjera në tabelë përpos atyre në krye. Prishtina gjithmonë “lufton”dhe do të “luftojë” për trofe.
Premtimi për tifozët – “Plisave” iu premtoj se do ta jap maksimumin në stërvitje dhe ndeshje ashtu siç kam bërë edhe në ekipet e tjera ku kam luajtur. Do të luftojmë për “Plisat” dhe do të festojmë së bashku pasi që ata janë lojtari ynë i 12-të.