Imami i njohur, Labinot Maliqi ka propozuar që pragu për bartjen e shamisë të jetë nga mosha 11-vjeç.
Sipas tij, ky kufizim nuk bije ndesh me mësimet e fesë islame, shkruan Neutral.al
“Për kohën se kur duhet filluar të bartet shamia, përcaktohet në librin e shenjtë, në Kuran. Pra, me arritjen e moshës madhore/pubertetit, besimtares i bëhet obligim mbulesa”, thuhet ndër tjera në postimin e tij.
Postimi i plotë i Labinot Maliqit:
Pragu për bartjen e shamisë duhet të jetë 11 vjeç. Ky kufizim i moshës nuk bije ndesh me mësimet e fesë Islame, meqë rast kërkoj nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit që ta vlerësoj dhe ta bëjë zyrtare këtë moshë që është në përputhje edhe me udhëzimet e mësimet e fesë.
Për kohën se kur duhet filluar të bartet shamia, përcaktohet në librin e shenjtë, në Kuran. Pra, me arritjen e moshës madhore/pubertetit, besimtares i bëhet obligim mbulesa (por, askush nga njerëzit nuk ka të drejtë ta detyroj poqëse asaj i mungon bindja, vullneti e gatishmëria për ta zbatuar urdhërin e Zotit).
Ministrisë së Arsimit i jam shumë mirënjohës për bashkëpunimin e vazhdueshëm, gatishmërinë për ta ndryshuar Udhëzimin Administrativ, e sidomos për mbështetjen e ofruar në raste të ndryshme kur është tentuar nga drejtorët e shkollave të përjashtohet ndonjë vajzë për shkak të bartjes së shamisë. Uroj që këtë proces ta përfundojmë sa më parë.