Filloreta Raçi-Fifi ka qenë një nga emrat më të diskutuar në edicionin e parë të Big Brother VIP.
Ajo krijoi momente nga më të ndryshmet, por nuk munguan edhe situatat paksa të sikletshme, e jo edhe aq të këndshme për të.
Artistja nga Ferizaj e ka treguar disa herë se nuk dëshiron ta shohë ose të përmendet momenti kur ajo humbi ndjenjat në transmetim live në BBV.
Në një video të shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, 28-vjeçarja shihet e prekur nga dikush që siç kuptohet ka imituar momentin e rrëzimit.
“Po të kisha dashur të rrëzohesha
për show kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për show, nuk jam mësuar të bëj show dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty”, u shpreh e revoltuar këngëtarja.
Ajo iu drejtua personit në fjalë dhe filloi ta këndonte këngën e famshme “Oj Lulija jonë me limona”.