Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ në Suharekë, ku si pasojë është lënduar një vajzë e mitur.
Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur teksa 14-vjeçarja po lëvizte me trotinetin e saj, kur ishte goditur nga një veturë. Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin nga pakujdesia është larguar nga vendi i ngjarjes.
E mitura ka marrë lëndime trupore për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, mirëpo gjendja e saj shëndetësore është stabile.