Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh për plagosjen e personit që në opinion njihet si Vali Corleone.
Policia në raport ka thënë se i njëjti është plagosur në orën 04:00 të mëngjesit.
Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
E dyshuara, A.S është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Rr. Azem Azemi, Gjilan 11.08.2022 – 04:00. Raportohet se një mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, atij i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Personi i dyshuar, femër kosovare, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.