Kunati ngacmon dhe ushtron dhunë psikike ndaj gruas së vëllait, e akuzon se ia prishi dhomën


Dje u raportua për një konflikt familjar që ka ndodhur në Ropotovë të madhe të Ranilligut u desh intervenimi i Policisë si pasojë e mosmarrëveshjeve që shkaktuar probleme në një familje në këtë fshat. Sinjali mëson se këtë herë në rast janë të përfshirë një grua dhe kunati i saj. Ngjarja u denoncuar në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

Gruaja, viktimë e këtij rasti ka njoftuar Policinë se kuanti i saj ka ushtruar dhuën psikike ndaj saj, duke i kërkuar të largohet nga shtëpia dhe në mënyrë sistematike e ka ofenduar e fyer. Ajo ka dhënë deklaratë para hetuesve dhe ka përshkruar detaje për rastin.

Sipas dëshmisë së saj, motivi i rastit janë akuzat e kuantit të saj, për një gjë mjaft banale, siç është prishja e dhomës. Përballë kësaj situate ajo ka kërkuar ndihmë, duke e denoncuar rastin.  

Policia është vënë në veprim dhe ka intervistuar personin e dyshuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ai do të hetohet për veprat “dhunë në familje dhe ngacmim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *