Një avokat në Indi, ka fituar një proces gjyqësor 22 vjeçar kundër një kompanie treni që e mbingarkoi atë me 21 rupis që i bie 24 cent.
Një gjykatë konsumatore javën e kaluar vendosi në favor të Tungnath Chaturvedi-t dhe u kërkoi hekurudhave të kthenin shumën me interes.
Atij iu rimbursuan 24 centët e tij origjinale plus dy dekada interes, duke e çuar atë në një total prej 2,90 £ (3.43 euro), shkruan “Daily Mail”.
Ju dorëzuan gjithashtu 154£ (182.10 euro) në gjoba të hequra nga transportuesi hekurudhor kombëtar i Indisë.
“Nuk mund të vendosësh një çmim për energjinë dhe kohën që kam humbur duke luftuar këtë çështje”, tha Chaturvedi, duke zbuluar se ai ka marrë pjesë në më shumë se 100 seanca dëgjimore gjatë viteve që kur ka paraqitur kërkesën e tij.
“Kjo ka qenë gjithmonë për një luftë për drejtësi dhe një luftë kundër korrupsionit, kështu që ia vlente”.
Avokati pagoi 20 rupi (24 cent) më shumë se sa duhej për dy bileta në një shërbim hekurudhor Verilindor nga Mathura në Moradabad në vitin 1999.
Banori i Uttar Pradesh, Chaturvedi, dorëzoi 100 rupi për dy bileta në linjën hekurudhore rajonale, të cilat kushtonin 35 rupi secila.
Atij duhej t’i ktheheshin 30 rupi, por nëpunësi ia ktheu vetëm 10.
Pas një beteje ligjore 22-vjeçare me kompaninë dhe nëpunësin, një gjykatë në provincën veriore i ka dhënë Chaturvedi një kompensim prej 15,000 rupi (182.10 euro).
Gjykata urdhëroi gjithashtu North East Railway të paguante 12 përqind interes për mbingarkimin prej 20 rupi për secilin prej 22 viteve, në total 280 rupi (3.43 euro).
Ai tha se besonte se rasti i tij do të shërbente si frymëzim për të tjerët se “nuk ka nevojë të dorëzohet edhe kur lufta duket e ashpër”.