Prokuroria merr vendim për 22-vjeçaren që plagosi Vali Corleonen

Prokuroria Themelore në Gjilan e ka ndaluar për 48-orë A.S, 22-vjeçarja, që dyshohet se ka plagosur Vali Corleonen mbrëmë.

Siç njofton Prokuroria përmes komunikatës, A.S po dyshohet për “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Me datë 11.08.2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale dhe atë : Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

“Lidhur me këtë rast, Prokurori I Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”, përfundon komunikata.

Lajmi.net raportoi gjatë ditës se e dyshuara për këtë rast kishte bashkëjetuar për një kohë të gjatë me viktimën.

Nga rasti i mbrëmshëm, Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë dhe 40 fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *