Këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi), ka bërë një kërkesë publike drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të ri të Shqipërisë Bajram Begaj.
Përmes një statusi në ‘Instastory’ ajo i ka kërkuar presidentit, kryeministrit, kryebashkiakut dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro që të pajiset me një pasaportë shqiptare.
Fifi ka shtuar se ajo ka 7 vite që jeton dhe punon në Shqipëri. “Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj dhe jetoj tash e 7 vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisem me pasaportën shqiptare me shqiponjë…A mund të ndodhi që të bëhem shqiptare ndonjëherë?”-ka shkruar Fifi.
Deri tani asnjë përgjigje nga subjektet të cilave Fifi u është drejtuar. Por le të mos i humbasë shpresat pasi ku i dihet, mbase dikush prej tyre aktivizohet.
Të njëjtën kërkesë Fifi ia kishte bërë edhe presidentit paraardhës Meta, po nëpërmjet rrjeteve sociale, në vitin 2020. Edhe asokohe ka marrë heshtje si përgjigje.
Na lind pyetja: mos ndoshta duhet aplikuar edhe në institucionet përkatëse me dokumentat përkatëse për të marrë pasaportën Shqiptare? Por ndoshta Fifi e ka bërë këtë hap. Të presim dhe ti urojmë ti plotësohet dëshira.