Vetura godet këmbësoren në Prizren, lëndohet rëndë dhe…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Malësi e Re në Prizren. Një veturë ka goditur një vajzë, e cila ishte duke kaluar rrugën ku si pasojë e kësaj ajo është lënduar dhe është dërguar në spital.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, teksa detaje të tjera rreth ngjarjes ende nuk dihen.

Njoftimi:

Fsh. Malësi e Re, Prizren 10.08.2022-14:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore e cila ishte duke kaluar rrugën.  Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *