Dje janë sekuestruar mbi 27 kilogramë drogë nga Policia e Kosovës në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës.
Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se personi që u arrestua është Nikola Nedeljkoviç, 34-vjeçar. Ato u gjenden brenda një veture, shoferi i së cilës përfundoi në ndalim policor.
Sipas njoftimit të Policisë, vetura e Nedeljkoviç u ndalua pasi hetuesit policorë kishin marrë informacione se bëhet fjalë për një rast të trafikimit me substanca të dyshuara narkotike.
Në veturën e tij ku u gjet droga, u gjetën dhe u sekuestruan edhe 60 euro dhe 320 dinarë.
“Për veprimet lidhur me rastin është lajmëruar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Prishtine dhe me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kryer kontroll te shtëpia e të dyshuarit (në fshatin Badovc i Ri Graqanicë), por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë”, njoftoi Policia.