Lajm i mirë nga “Sunny Hill”: Këto bileta të Prishtinës vlejnë edhe në Tiranë

Festivali “Sunny Hill” ka njoftuar se biletat e kategorisë “Believers”, të blera për festivalin që u mbajt në Prishtinë, do të vlejnë edhe për Tiranë.

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Tiranë, më datë 26, 27, 28 gusht. Por, ata që kanë blerë biletat e para në Prishtinë, do t’u vlejnë edhe në festivalin tjetër.

“’Believers e Sunny Hill Prishtina do të vinë me ne në Tiranë”, ka njoftuar sot faqja e festivalit.

Biletat e njëjta janë valide për tri ditët e festivalit që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Akoma nuk dihet se kush do të jenë përformuesit në Tiranë, por flitet se festivali i këngëtares Dua Lipa do të sjell yje botërorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *