Secili vend ka tradita e po ashtu edhe dasmat kanë ritualet e tyre.
Një ritual i çuditshëm në Nepali ka pushtuar rrjetin.
Videoja tregon se si një nuse dhe një dhëndër kapen me grushte gjatë ceremonisë së tyre martesore.
Në një moment kur çift nis ritualin e të ushqyerit me njëri-tjetrin, krejt papritur nusja dhe dhëndri nisin të zihen me njëri-tjetrin.
Në fund të videos dhëndri shihet duke buzëqeshur teksa gruaja me forcë përpiqet ta ushqejë.