Ish-Missi Marigona Krasniqi sot feston ditëlindjen.
Si çift i famshëm që janë, Marigona dhe Robini që nga bërja publike e lidhjes së tyre ata gjithmonë e kanë shprehur dashurinë për njëri -tjetrin publikisht.
E ditëlindjet e tyre, shndërrohen në momente për deklarata dashurie publike.
Kjo ditëlindje është edhe më e veçantë për Marigonen pasi feston për herë të parë në pritje të ëmbël.
Duke postuar në Instagram fotografi nga disa momente më të lumtura së bashku, boksieri ka emocionuar me vargjet dedikuar Marigonës.
“Urime Ditelindja dashuria ime @officialmarigonakrasniqi! I gezofsh edhe 100 vite te tjera. Falenderimi i takon Zotit qe te kam!
Jam shum krenar me ty e per ty. Zoti te dhasht nje jetë te gjate, shendet, lumturi, e plot dashuri! Ti je dhurata me e madhe ne jeten tem, e uroj qe gjith jeten te dhuroj vetem dashni e buzqeshje! Ti e meriton gjdo te mir te ksaj jete”. ka shkruar ai.