Detaje nga vrasja e 10-vjeçarit, xhaxhai po pastronte çiften kur qëlloi papritur ndaj tij 

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme. Në media raportohet se shtetasi i identifikuar si Vlash Jakaj, 68 vjeç ka qenë duke pastruar armën (çifte) kur ajo është shkrehur papritur duke vrarë nipin e tij 10-vjeçar(më herët u raportua 12).

Arma e gjahut ‘çifte’ që i mori jetën të miturit ishte me leje në ngarkim të xhaxhait. Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë xhaxhai, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *